Pyetje

Çfarë pyesin stomatologët para se të fillojnë

Përgjigje të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. Nëse pyetja juaj mungon, na pyetni.

Fillimi

Çfarë është Praxa?

Praxa është softuer dentar, pra program për klinika dentare dhe ordinanca stomatologjike: kartela, odontogram, termine, plan terapie dhe pagesa. Për një stomatolog ose për ekip më të madh.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. Praxa punon në shfletues, në kompjuter dhe në tablet.

Si fillojmë?

Në prezantim shihni si përshtatet Praxa me punën e ordinancës suaj. Nëse vendosni të filloni, ju ndihmojmë të konfiguroni hapësirën e punës dhe të shtoni ekipin.

A mund t’i transferoj pacientët nga një program tjetër?

Nëse kaloni nga një program tjetër, mund t’ju ndihmojmë të transferoni listën, të dhënat dhe kartelat e pacientëve dhe ta përgatisim Praxa për punë. Transferimi varet nga të dhënat që mund të eksportoni. Gjatë importit nga Excel ose CSV kontrollojmë dublikatat para ruajtjes.

Ende punojmë në letër. Nga t’ia fillojmë?

Filloni duke i shtuar pacientët e rinj manualisht. Kartelat ekzistuese mund t’i shtoni gradualisht kur pacientët vijnë për kontroll.

Sa zgjat periudha falas?

30 ditë për Pro dhe Max, pa kartelë bankare. Pastaj vendosni ju.

Çdo ditë në ordinancë

A është për disa stomatologë dhe karrige?

Po. Kalendari shihet sipas stomatologut dhe karriges, për një ditë ose tërë javën.

A mund t’i fus shërbimet dhe çmimet e mia?

Po. Keni çmimoren tuaj, me mundësi për çmim të veçantë sipas stomatologut.

A mund ta ricaktoj lehtësisht një termin?

Po. Zgjidhni terminin dhe zhvendoseni në një orar tjetër të lirë në kalendar.

A marrin pacientët kujtesa?

Po përgatisim kujtesa për termine me Viber, WhatsApp dhe SMS. Dërgimi i SMS-ve mund të ketë tarifë shtesë.

Në cilat gjuhë është Praxa?

Në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Çdo anëtar i ekipit zgjedh gjuhën e vet.

Të dhënat dhe siguria

Ku ruhen të dhënat?

Kur ordinanca të lidhet, shënimet ruhen në serverin tonë në Shkup, të ndara nga ordinancat e tjera.

Kush mund t’i shohë kartelat?

Në versionin me server, të dhënat e pacientëve ruhen në serverin e mbrojtur të Praxa. Kartelat i hap personeli i autorizuar i ordinancës, sipas lejeve të caktuara.

A e sheh laboratori emrin e pacientit?

Jo. Porosia ka kod, jo emër.

A mund të fshihet kartela gabimisht?

Jo. Kartela dentare arkivohet, nuk fshihet.

Po nëse ndërpritet interneti?

Kalendari i hapur mbetet i dukshëm nëse ndërpritet interneti. Për regjistrime të reja duhet lidhje interneti. Mund të përdorni edhe internetin celular përmes hotspot-it të telefonit.

Çmimi dhe kontrata

A paguhet sipas stomatologut?

Pro është për një stomatolog. Max është një çmim për të gjithë stomatologët e ordinancës. Asistentët dhe recepsioni nuk paguhen shtesë.

A arkëtohet abonimi automatikisht?

Për çdo periudhë merrni një profaturë dhe paguani me transfertë bankare. Po përgatisim edhe abonim mujor me kartelë, me rinovim automatik që mund ta çaktivizoni në çdo kohë. Planifikojmë t’ju lëmë 15 ditë pas përfundimit të periudhës së paguar për ta rinovuar abonimin me profaturë. Pas këtij afati, përdorimi aktiv do të ndërpritet. Kartelat ruhen dhe mund të kërkoni eksport.

A është e lidhur me FSSHM dhe Moj Termin?

Ende jo. Kemi kërkuar qasje nga institucionet dhe do t’ju njoftojmë kur lidhja të funksionojë.

Keni pyetje tjetër?Na pyetni

Provojeni Praxa në ordinancën tuaj

Lini të dhënat tuaja. Ju telefonojmë, jua tregojmë programin dhe hapim llogarinë tuaj: 30 ditë falas, pa kartelë.

Provo 30 ditë falas